Blendi Fevziu "merr flakë" e i ndërpret ashpër fjalën Ahmetaj: Mos më bëj të fortin këtu!
Si rrallë herë, Blendi Fevziu ka marrë "flakë" dhe është nxehur keq me Arben Ahmetajn, duke i ndërprerë ashpër fjalën.

Ministri po fliste për donacionin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në vlerën e 50 milionë eurove kur Blendi i përmendi atij gjyqin e fituar nga Francesco Bechetti-t të cilit shteti shqipar i detyrohet 110 milionë euro.

Por ministri theksoi se ai “sdo të marrë asnjë kokërr leku” ndërsa vijoi t’i kushtojë rëndësi lobimit të fortë të kryeministrit Edi Rama për të siguruar ndihmën e BE-së.

Blendi nuk e priti mirë këtë argument dhe tha se nuk i duhet se kush ka lobuar:

Debati në studio:

Fevziu: S’më duhet mua se kush loboi!


Ahmetaj: Më duhet mua!

Fevziu: Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi

Ahmetaj: Kur të bën Saliu të njëjtën gjë nuk ia kthen!

Fevziu: Tani se çfarë i kthej unë Saliut, nuk të përgjigjem ty fare more vesh apo jo!

Ti s’ke parë gjë hic edhe mos bëj as trimin as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun asnjë tjetër. Jepu përgjigje qytetarëve atje për lekët edhe mos qesh fare sepse është situatë katastrofike.

Ka qytetarë që po rrinë pa bukë. E ndërpres fjalën dhe s’ta lë fare!


Shtuar më 24/03/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori