Gazetari
Blendi Fevziu është shprehur se ka rrugë në Shqipëri që nuk kanë vijëzime dhe se këto bëhen problem për makinat.
Teksa fliste në “Opinion” për një udhëtim të tijin në Labinot Fushë, tha se
makina i nxirrte shenja dhe e lajmëronte se mund të aksidentohej, kur në fakt nuk po ndodhte diçka e tillë.
“Po marr dy raste. Po udhëtoja javën e fundit nga Elbasani në Labinot Fushë është një rrugë që nuk kuptohet ku është vijëzimi.
Makina ime që kërkon vijëzimi frenonte vetë, i dilnin shenja, i dilte një këmbë ure që aty as nuk ishte, por që mua më dilte që ishte burim aksidenti,”- tha
Fevziu.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 23:19