Formacioni më i mirë në historinë e Champions League (FOTO LAJM)

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë të historisë të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Kriter për përzgjedhjen e formacionit, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001.

Pjesë e këtij formacioni sigurisht që është Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Manchester United.

Ish bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e formacionit.

Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me pesë futbollistë.

Lionel Messi, Carles Puyol, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit të historik të Ligës së Kampionëve.


Shtuar 7.04.2020 10:20