Monika Kryemadhi merr timonin “në dorëzim”: Mos trego! (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shfaqur ndryshe gjatë ditës së sotme.

Përmes një fotografie të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Kryemadhi shihet në timon, duke drejtuar automjetin e saj.

Në makinë me të është edhe anëtarja e LSI, Elona Guri. Kryemadhi e lë mister destinacionin, ndërsa i kërkon Gurit të mos tregojë se ku po shkojnë.

“Mos trego se ku po ikim Elona Guri”, shkruan Kryemadhi krah fotos./albeu.com/


Shtuar 26.04.2022 16:34