E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Bledian Koka sulmon keq Gaz Pajën: O lolo e Lali Erit!
Dy aktorët e njohur Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika janë thyer dhe kanë pranuar shembjen e Teatrit. Ndërkohë që listën e kanë braktisur 15 aktorë, Derhemi dhe Ndrenika kanë dalë pro duke i habitur të gjithë. Gazetari i njohur Bledian Koka ka shpërthyer keq në Facebook duke sulmuar aktorin e njohur Gazmend Paja.

"Gazment Paja, si nje lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak e tregoi edhe njehere veten se ç'perfaqeson, aktoret e tjere duhet te jene te vetedijshem se sot me firmen e tyre ata firmosur per aktin me te turpshem te grabitjes se prones publike qe eshte prodhuar ndonjehere nga nje qeveri ne 106 vite shtet"

Postimi i plotë në Facebook:

Gazi i Botes 2.0

Me urdher direkt te Edi Rames, aktori Gazment Paja ka marre ne dore kete peticion dhe ka mbledhur firmat e disa prej aktoreve ku i behet thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje shembejn e Teatrit Kombetar.

Ndersa Gazment Paja, si nje lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak e tregoi edhe njehere veten se ç'perfaqeson, aktoret e tjere duhet te jene te vetedijshem se sot me firmen e tyre ata firmosur per aktin me te turpshem te grabitjes se prones publike qe eshte prodhuar ndonjehere nga nje qeveri ne 106 vite shtet.

Me bindje te plote e them se nese ky akt ogurzi vihet ne jete, turpi qe do te bjere mbi te gjithe ata qe kane firmosur kete peticion do te jete 1000 here me i madh sesa e gjithe karriera e ndritur e atyre qe kane dhe e atyre qe do te mund ta kishin...

p.s...po sot keshilltarja e FRD-se Mirela Bogdani, u largua e neverituar nga koalicioni i majte ku Bamir Topi e kishte futur profesoreshen e nderuar toc per kaqol, pasi nje "tironce e vjeter" kurresesi nuk mund te bente sehir ndersa po ia perdhosin token e te pareve te saj...hallall buka /albeu.com/

Shtuar më 26/07/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori