Bledar Toçi lë reanimacionin, ku ndodhet i riu që vrau për pasion
Krimi i rëndë i ndodhur pak ditë më parë, trondti jo vetëm Kavajën por edhe mbarë opinion publik ku shefi i sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin, Dritan Haxholli, në apartamentin e nënës së tre fëmijëve, Marsida Qatja, e cila u cilësua si “molla e sherrit”.

Ditën e sotme, mësohet se zyrtari i burgut të Durrësit Bledar Toçi i cili mbeti i plagosur në ngjarjen në Kavajë ka lënë dhomën e reanimacionit ndërsa mësohet se është shtruar tek reparti i infektivi në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë që pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore pritej transferimi në ambientet e paraburgimit pasi Gjykata e Kavajës caktoi masënArrest me burg’, nuk dihet se pse Toçi është shtruar në repartin e infektivit në Durrës.

Kujtojmë se Gjykata e Kavajës ka caktuar masënarrest me burg” për Bledar Toçi dhe vëllai i tij Bernard Toçi, këtij të fundit iu gjetën 7 doza kokainë në banesë.

Shtuar më 16/10/2019, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori