Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Blair: Kosova ka shenuar progres te madh
Albeu.com
Gjatë një konference për shtyp që pati pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, ish-kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se Kosova ka shënuar një progres të madh për 11 vjet.Ai ka thënë që ndihet tepër mirë që e gjen Kosovën në një përparim brenda kësaj kohe që është çliruar.

Ndërkohë, i pyetur nëse ia ka vlejtur ajo që ka bërë për Kosovën, Blair tha se do të ishte e tmerrshme nëse nuk do të reagohej kundër një tendence për spastrim etnik në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Tony Blair dhe Bill Clinton janë pishtarë të lirisë së Kosovës . Ai e ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për gjithë atë që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Çdo ide dhe çdo angazhim që vjen nga Tony Blair për Kosovën do te jetë i pranueshëm për shtetin tonë- ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Shtuar më 08/07/2010, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori