Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shpërndante edhe drogë

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge.

sipa mediave italiane 35-vjeçari shqiptar i cili jetonte në Xhenova kishte një biznes furrë buke, e përdorte atë si kamulfazh për të shpërndarë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.

Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.


Shtuar 18.04.2023 19:22