Biznesmeni tallet me "kaubojsin", në pikëpyetje fati i djalit të sëmurë
Një biznesmen ka vënë në lojë Eduart Ndocaj, lidhur me shitjen e kapeles së tij dhe marrjen e të ardhurave që do të shkonin për shërimin e djalit 10 vjeçar, Kristi Maze.

"Kaubojsi", përmes një statusi në Facebook bën me dije se biznesmeni në fjalë nuk kishte mundësi që të paguante dhe se e gjitha kjo ka qënë një shaka, duke ofruar një shumë modeste. Më tej citohet se shuma që ai ka thënë se do të jepte, ka qënë e pallogaritshme dhe se nuk është pranuar.

"Kapelja nuk është shitur e është akoma në shitje. Mbrëmë një biznesmen shumë i fuqishëm na mori në telefon duke na thënë se kapelen e blinte ai dhe sot do të bënte pagesën.

Eshtë për të ardhur keq që këta njerëz luajnë me fatin e një fëmije që kërkon shpresë nga secili nga ne. Sot, biznesmeni na tha se kishte qënë thjeshtë shaka dhe s'kishte mundësi ta blinte kapelen dhe në mënyrë të turpshme deshi të na jepte 5 mijë leke të reja.

Duke ditur mundësite reale që ai ka për të kontribuar, ne i refuzuam ato 5 mijë lekë të reja. Kapelja është akoma në shitje dhe çmimi fillestar është 2000 dollare. Lekët do të shkojnë për shërimin e Kristi Mazen. Stafi". /albeu.com/






Shtuar më 16/11/2015, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori