Beteja gjyqësore e Orest Sotës për t’u liruar nga qelia zhvendoset në Gjykatën e Lartë.
Biznesmeni 25 vjeçar po hetohet në
masën e sigurisë “arrest në burg” në lidhje me episodin e datës 1 nëntor 2017 në Elbasan.
Ai u ndalua pasi nuk iu bind një postoblloku policie. Në mjetin që drejtonte u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Sotës ndaj vendimit të Apelit për Krimet e Rënda, i cili la të pandryshuar
masën e sigurisë “arrest në burg”.
Rekursi në fjalë do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Tom Ndreca. Kjo është hera e katërt që
biznesmeni kërkon lirimin e tij.
Në 26 dhjetor 2016 Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda nuk lehtësoi
masën e tij të sigurisë, duke refuzuar edhe garancinë pasurore të orfruar nga
biznesmeni.
Në vijimësi
Sota ka pretenduar se 863 mijë eurot i përkasin familjes dhe se justifikohen në burime të ligjshme.
Shtuar më 01/01/2018,
ora 15:19