Biznesmeni: Si i shpëtova atentatit, 3 persona më ndoqën deri te hyrja por më shpëtoi ashensori
Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima pretendon se i ka shpëtuar një atentati nga tre persona, të cilët nuk arritën në kohë për ta qëlluar në pallatin ku ai banon në Tiranë.

Në 15 tetor 2020 rreth orës 22:09 Dhima, iu drejtua banesës së tij, dy persona me kapele dhe njëri prej tyre shfaqet me armë në dorë janë futur në ambientet e brendshme dhe më pas janë larguar të qetë.

Vetë Dhima ka shpërndarë një video dhe pretendon se shpëtoi pasi hyri në ashensor pak sekonda se të shfaqeshin dy personat të cilët mbanin kapele dhe pistoletë.

Ata u larguan sapo Dhima u ngjit në katin e tij.

Për këtë ngjarje biznesmeni kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria dhe policia e Tiranës.
Shtuar më 17/10/2020, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori