Çfarë trashëgimie te Barcelona! Shifrat e Leo Messit të jashtëzakonshme

17 vitet e Leo Messit te Barcelona ishin të mbushura me trofe, shumë gola, rekorde dhe emocione të paharrueshme. Ylli argjentinas nuk ra dakord për rinovimin e kontratës me klubin katalanas dhe ka dalë lojtar i lirë.

34-vjeçari ka lënë një trashëgimi të madhe në “Camp Nou”. 35 trofe të fituara me Barcelonën, ndryshe 36.4% e trofeve që ka fituar klubi spanjoll gjatë historisë 122-vjeçare.

 

Messi ia doli të mbyllë aventurën iberike me 671 gola, teksa ka dhuruar 267 asiste në 778 ndeshjet e luajtura me skuadrën katalanase.

Shifra të jashtëzakonshme, me “pleshtin” që ka qenë përgjegjës për 1 në 11 gola në historinë e Barcelonës.


Shtuar 6.08.2021 12:56