Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në stacionin e Trenit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Deri më tani bëhet me dije se makina e cila përplasi këmb1%sorin ishte një “Audi” ngjyrë e bardhë. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen e ndodhur.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 20:18