Biznesi hungarez, interes për investime në Shqipëri
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli pati një takim të enjten me me homologun e tij hungarez Sándor Fazekas, i cili shoqërohet në Tiranë nga rreth 100 biznesmenë, për të marrë pjesë në Panairin "Agrobiznes dhe Turizëm 2012".


Fazekas i ka paraqitur Rulit interesin e qeverisë së tij dhe sektorit privat hungarez për të investuar në Shqipëri. Nga ana e tij Ruli deklaroi se Hungaria si anëtare e BE-së, vlerësohet nga pala shqiptare si vend që mund të ndihmojë në proceset e para të antarësimit. Pas takimit të ministrave u zhvillua edhe një takim me biznesmenëve hungarezë dhe disa biznesmenë e menaxherë shqiptarë, që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori