Bizneset i kane borxh bashkise se Tiranes 40 milione leke
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Rreth 1300 biznese i kane borxh Bashkise se Tiranes 40 milione leke.TIRANE - Rreth 1300 biznese i kane borxh Bashkise se Tiranes 40 milione leke. Shumica e tyre jane biznes i madh dhe pjesa tjeter eshte biznes i vogel. Borxhi prej 40 milione lekesh eshte i mbartur edhe prej viteve te tjera. Drejtoria e Tregjeve e Taksave u ka kerkuar Bankave te marrin nga llogarite e ketyre biznesmeneve parate qe i kane borxh Bashkise per pagesen e taksave e tarifave. Ne kryeqytet ka rreth 14 mije biznese apo njesi, ndersa numri i taksapaguesve ka nje rritje te konsiderueshme nga viti ne vit. Duke qene se 1300 bizneset borxhlinj prej vitesh ende nuk jane likujduar nga detyrimet, Bashkia ka vendosur te nderhyje ne Bankat e tyre per t'ua marre shumen e prapambetur. Me ligjin "Per Decentralizimin e Pushtetit Lokal", Bashkite moren shume te drejta ne menaxhimin e te ardhurave te tyre. Qe prej kater-pese vitesh, parate e mbledhura nga taksat e tarifat i kalojne xhepit te Bashkise dhe perdoren ne permiresimin dhe ndertimin e infrastruktures kryeqytetase. Ne bilancin e bere ne muajin shkurt, ku u miratuan edhe disa ngritje e ulje per taksa e tarifa te ndryshme, u verejt se ne krahasim me vitin 2002 taksat vendore jane rritur 2.6 here me shume, ndersa tarifat 18 here me shume, po ne krahasim me vitin 2002. Kjo rritje bazohet ne shtimin e subjekteve private qe paguajne rregullisht taksat.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 15:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori