“Nuredin Dumani vrasës me pagesë”, Hoxha tregon lidhjen me Talo Çelën

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion, ka dhënë më shumë detaje lidhur me përplasjen mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, që dikur kanë qenë miq së bashku.

Ndërsa pohoi se Dumani tashmë i arrestuar është ende me plumbin në mushkëri, që ende nuk kanë arritur t’ja heqin, ndërsa tha se të dy personat të regjistruar në listën e më të kërkuarve, nuk kanë patur dhe nuk kanë një grupkirminal.

“Dumani dhe Talo Çela nuk kanë grup. Për mua nuk ka lidhje me paratë e Rinasit. Çela ka qenë i zoti në logjistikë, Nuredin Dumani ka qenë vrasës me pagesë dhe ndërkohë po kërkohen në kartotekë disa atentate, në Fier, Kavajë, Durrës, Tiranë. Ai Kallashnikovi i modifikuar e kemi parë tek ngjarja e Kostandin Kacifës. Çeliku i Kallashnikovit është shumë i vështirë për t’u punuar.

Këta të dy kanë qenë bashkë, janë prishur, janë ndarë dhe kanë nisur një betejë me njëri-tjetrin. Ja dinë shumë mirë njëri- tjetrit gjërat. Është e vërtetë ajo që thotë Talo Çela tek intervista, i njoh edhe fëmijët”, u shpreh Hoxha.


Shtuar 31.03.2022 09:20