“Bizneset dhe mediat shqiptare morën zarfe me para nga Athina”, gazetari tregon skandalin
Pak ditë kanë kaluar që nga skandali që përfshiu tërë vendin.

Lajmi në fjalë u përcoll nga mediat greke të cilat deklaruan se ish-ministri i Jashtëm Kotzias u ka dhënë 1 milion euro gazetarëve shqiptarë.

Ka qenë gazetari Basir Çollaku i cili nëpërmjet një postimi ka treguar detaje të reja ku ndër të tjera thotë se paratë janë ndarë “cash” në ambientet e një kompanie hidrosanitare në Tiranë.

Postimi i gazetarit:

Milionat greke ne Tirane, skema
Miliona euro të Athinës zyrtare, u janë dhënë me zarfa bizneseve, mediave dhe politikanëve shqiptare që lobonin për interesat greke. Shpërnadarja e parave kesh, bëhej në një kompani greke në Tiranë, në biznesin e hidrosanitareve. Përfituesit nuk kanë firmosur askund por në dosjen greke emrat, zëri dhe fytyra e tyre, është e dokumentuar. Administratorja ka një inventar të qartë për emrat.” /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori