Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Bitraj nuk ka lënë më shumë se 300 mijë euro në kazino
Pëlqej
Dëshmia që ka dhënë Ardian Bitraj për vjedhjen e lekëve dhe më pas mënyrën e shpenzimit të tyre, ka lënë dyshime të grupi hetimor.

Ka dyshime të forta se Bitraj kërkon të fshehë rrugën e vërtetë ku kanë përfunduar paratë.

Aq më dyshues është fakti që Bitraj mohon të ketë patur edhe të tjerë bashkëpunëtore në këtë grabitje.

Burime jozyrtare nga prokuroria kanë thënë se nga pamjet flmike që ekzistojnë, nuk është e mundur që Bitraj ti ketë lënë të gjitha paratë në kazino.

Punonjësi i bankës mendohet të mos ketë harxhuar më shumë se 300 mijë euro nëpër pika bastesh dhe nëpër kazino.

Kjo, pas verifikimit që iu janë bërë regjistrave dhe xhirove ditore të bizneseve të lojërave të fatit, që vetë Bitraj ka deklaruar se aty i ka lënë paratë. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori