Bitraj kërkon statusin e të penduarit
Pëlqej
Ardian Bitraj dhe 9 te akuzuarit e arrestuar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë janë rimarre ne pyetje nga prokuroret. Ata kane bere te ditur se Bitraj ka kërkuar te fitoje statusin e te penduarit, por kjo nuk është pranuar, pasi ai nuk tregon se ku kane shkuar paratë.
Nga hetimet është zbuluar se Ardian Bitraj i kishte kërkuar dorëheqjen zëvendësguvernatores Gjoni dhe këtë e ka dëshmuar i akuzuari tjetër, Dorian Çollaku. Ky i fundit sipas akuzës, rezulton te këte dale mbi 30 here jashtë shtetit ne 6 muajt e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori