Biserko : Beogradi po përpiqet ta ndajë Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Në intervistën dhënë gazetës "Gragjanski list" Kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi ka thënë se do të ishte fatale për perëndimin sikur edhe njëherë ti dal në ndihmë Serbisë duke respektuar realitetin në teren "sepse kjo mund të zgjas në pakufi edhe në pikat tjera në Serbi apo të paktën diku tjetër në rajon".Kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka vlerësuar se autoritet në Beograd po përpiqen të sigurojnë ndarjen e Kosovës. Në intervistën dhënë gazetës "Gragjanski list" ajo ka thënë se do të ishte fatale për perëndimin sikur edhe njëherë ti dal në ndihmë Serbisë duke respektuar realitetin në teren "sepse kjo mund të zgjas në pakufi edhe në pikat tjera në Serbi apo të paktën diku tjetër në rajon".

Ajo ka thënë se "do të ishte ideale sikur Beogardi të ishte i aft që i pari ta njoh Kosovën dhe me këtë të krijojë premisa për normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Kjo do të ishet ndihma më e madhe për serbët të cilët mbeten të jetojnë në Kosovë". Mirëpo, ajo ka thënë se një gjë e tillë vështirë mund të pritet "duke marrë parasysh se klasa aktuale politike s'ka as premisa normale as politike për këtë". Duke e komentuar rolin e Rusisë në zgjidhjen e statusit fianl të Kosovës, Sonja Biserko ka vlerësuar se "edhe Serbia edhe Rusia kanë shkuar tepër larg në shantazhet e veta që deri në fund i ka zbuluar frustrimet e tyre dhe mosrespektimin e realitetit", duke shtuar se "Rusia mund të tërhiqet ashtu sikur ka bërë aq herë përpara".
Shtuar më 05/05/2007, ora 16:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori