Bisedimet e Vienës: Delegacioni i Kosovës me dy kryetarë
Pëlqej
Albeu.com
Ekipi Negociator për statusin e Kosovës ka caktuar delegacionin përfaqësues për takimin e Vjenës. Takimi është thirrur nga kryenegociatori Marti Ahtisari dhe do të mbahet me 20 shkurt.Në këtë takim pritet që pala kosovare dhe ajo nga Serbia të bisedojnë për procesin e decentralizimit në Kosovë.
Si rezultat i kompromisit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe atyre të opozitës në Grupin Negociator, është marrë vendim që delegacioni kosovar të mos ketë vetëm një kryesues, por të bashkëkryesohet nga ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi. Pas takimit të sotëm, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Muhamet Hamiti, tha se Ekipi Negociator, e ka miratuar po ashtu dokumentin me parimet bazë për reformën në pushtetin lokal. Anëtar të delegacionit për takimin e Vjenës do të jenë; Lutfi Haziri, Jakup Krasniqi, Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, Ylber Hysa, Sadik Idriz.
Shtuar më 15/02/2006, ora 11:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori