Bisedimet afatizohen në 120 ditë. Ndryshohet edhe automatizmi për pavarësinë
Albeu.com
Në projekt rezolutën e re të sponsoruar nga SHBA-ja dhe BE-ja, në Këshillin e Sigurimit, për ecjen më tej rreth statusit të Kosovës, thuhet se bisedimet do të kufizohen në 120 ditë mirëpo, pas përfundimit të tyre, nuk do të hyjë në fuqi, me automatizëm, plani i Ahtisaarit, nëse ka ndonjë rezultat tjetër.Projekt-rezoluta e re aktuale, e cila i fton Prishtinën dhe Beogradin në bisedime të reja katër mujore, parasheh që Kosova ta fitojë pavarësinë në mënyrë të automatizuar, nëse nuk do të ketë marrëveshje mes palëve dhe në qoftë se Këshilli i Sigurimit të KB-së nuk vendos ndryshe.

“Na duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet me qëllim që të vijmë deri të një zgjidhje kompromisi”, ka thënë për media, ambasadori italian në KB, Marcello Spatafora .

Sipas Spataforas, propozuesit e kompromisit të ri, vendet anëtare të BE-së, të cilat janë edhe anëtare të Këshillit të Sigurimit, bashkë me Italinë dhe SHBA-në, kërkojnë bisedime serioze pa “përfundim të përcaktuar paraprakisht”. Telegrafi
Shtuar më 11/07/2007, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori