Bisedime te fshehta Kosove-Serbi?
Albeu.com
Komuniteti ndërkombëtar po përgatitet për negociata të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të ishin të fshehta, ka thënë në një deklaratë për televizionin Alsat-M, publicisti dhe analisti kosovar, Veton Surroi.Sipas tij, rajonit të Ballkanit Perëndimor ende i kërcënohet destabilizimi, kurse Kosova do të ishte burimi kryesor i këtyre proceseve për shkak të ‘status quos’.
”Kosova si edhe gjithmonë, madje edhe në situatën e tanishme mund të jetë burim i destabilizimit për shkak të faktit se Serbia me politikën e vet të përzierjes në pavarësinë e Kosovës po kontribuon për destabilizimin e rajonit. Ajo që duhet theksuar është se pritet ndikimi dhe presioni edhe më i madh nga vendet e BE-së dhe SHBA-të për edhe një proces tjetër të fshehtë të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sikurse edhe çdo proces tjetër edhe ky do t’i ketë rreziqet dhe përfitimet e veta. Duhet të shihet se çka do të ndodhë më tej, por një gjë është e rëndësishme se më nuk është e nevojshme të krijohet situata e ashtuquajtur “konflikti i ngrirë”, u shpreh Surroi.

Sipas tij,në këtë moment nuk ekziston asnjë mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian para vitit 2020. Andaj, dhjetë vitet e ardhshme duhet të shfrytëzohen për rregullimin e gjendjes në këtë pjesë të Evropës që filloi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Për Surroin një rol i rëndësishëm në zgjidhjen e situatës në Ballkan më shumë se kurrë deri më tash duhet ta kenë BE dhe SHBA-të, duke përfshirë angazhimin e tyre edhe në procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Shtuar më 03/05/2010, ora 03:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori