Bisedime të drejtpërdrejta mes Prishtinës e Beogradit në Nju Jork?
Albeu.com
Pas takimit me të dërguarin e BE-së në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Volfgang Ishinger, ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq ka deklaruar se gjatë bisedimeve me Volfgang Ishinger është konfirmuar takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahej në Nju Jork.Ai ka shtuar se qëllimi i takimit me diplomatin gjerman ka qenë sqarimi i pikëpamjeve serbe lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, njofton B92. Mirëpo Ishinger mbrëmë nuk është prononcuar para mediave.
Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Volfgang Ishinger, mbrëmë është takuar me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq. Pas këtij takimi kryetari i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se është e domosdoshme që sa më parë të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Tadiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë te pala shqiptare që të heqë dorë nga vendimet e njëanshme dhe t'i ofrohet dialogut konstruktiv i cili do të shpie deri te kompromisi.
Shtuar më 04/09/2007, ora 11:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori