Biseda skandaloze mes dy policëve: S'na lejojnë t'a kapim drogën
Pas aksionit të policisë së Shtetit ku u kapën 613 kg kokainë në një kamion ku po transportohej babane, ka reaguar ish-polici Dritan Zagani.

Me anë të një postimi në Facebook, Zagani kujton kohën kur ishte në Shqipëri dhe e lidh me një ngjarje të ngjashme.

Sipas Zaganit në atë kohë ishte informuar se nëpër kamionet me banane në Durrës, transportohej droga, dhe për këtë kishte biseduar me një polic, mik të tij.

Zagani shprehet se miku i tij i cili është ende polic në Durrës, e dinte mbi këtë fenomen.

"Po mire ore shoku, po a thua na lenë ne vallë t'u afrohemi dot atyre..."- i kishte thënë polici Zaganit në atë kohë.

Postimi në Facebook

Me ne fund nje ngjarje e re qe provon nje histori te vjeter....!
Po lexoj kete lajm te kendshem per mua dhe shume natyrshem me lindi deshira perseri te ndaj me miq nje kujtim te khereshem lidhur me ate qe lexoj sot ketu, edhe pse ne fakt kisha vendosur te rri larg nga rrjetet sociale kjo qe lexoj me jep nje sadisfaksion te vecante dhe nuk rri dot pa komentuar....!

Ishte periudha kur ne Portin e Durresit punonte nje kolegu im shum i mire dhe polic i vertete,,,,rastesisht mora nje informacion se nga porti Durres ne kontenieret me banane futej vazhdimisht droge.

E takoj kolegun tim te Durresit dhe i them lidhur me kete fenomen,(ai per mua ishte njeri plotesisht i besuar dhe polic i mire,edhe sot ai eshte nje polic shum i mire),,,pra i them sa kisha mesuar.

Ai pasi u mendua pak me thote me stil..." Po mire ore shoku po a thua na lene ne valle tu afrohemi dot atyre".

Dhe ja ku jemi sot,kur lexoj se jane autoritetet Gjermane ata qe kane bere te mundur kete operacion e kuptoj edhe me mire shokun tim ne pamundesine e kryerjes se detyres ashtu sic dhe ai donte....!

P.s...perseri mendoj se eshte me mire keshtu se hic fare....komplimenta grupit te punes qe beri te mundur realizimin me sukses te operacionit, pa pasur "deshtime rruges" sic rendom edhe ka ndodhur ne te tilla raste. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori