Tritol jashtë zyrave të OSHEE në Bushat, dëmtohen dy makina

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës  01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/