Biseda +18/ Salianji nxjerr përgjimin mes Fredi Alizotit dhe kryepolicit të Fierit (VIDEO)
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka publikuar sot një pjesë nga biseda e përgjuar mes drejtorit të policisë së Fierit Berti Nushi dhe Fredi Alizotit, dëshmitarit të dosjes së famshme "Babale".

Salianji, tashmë i akuzuar për kallëzim të rremë ka marrë në dorë përgjimet e telefonatave të Alizotit pasi ai kishte bërë deklarimin, të cilin ish-deputeti demokrat e cilëson të fabrikuar.

Sipas Salianjit, në audiopërgjimin, që mund ta dëgjoni edhe vetë, kuptohet fare mirë lidhja mes tyre dhe se si drejtori flet troç se po i dërgon njerëz me para me vete, sipas urdhrit që i jep në telefon Fredi Alizoti.

Postimi i Salianjit

Piovra. Episodi 1.
Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!
Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar!
Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18

Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.
Shtuar më 22/03/2019, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori