"Bir komunisti", Alimadhi kapet me Pandeli Majkon
Në seancën e sotme plenare, teksa deputetit Adriatik Alimadhi mbajti fjalën, në të cilën u prezantua raporti i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, duket se nuk i ka pëlqyer e qeshura e ministrit të Disporës, Pandeli Majko.

Alimadhi i është kthyer menjëherë Majkos me fjalët ballist jam, e kam për nder të jem ballist, ndërsa e quajti ministrin ‘bir komunisti’.

Ballist jam, e kam për nder që jam ballist. Shi si qesh Majko, shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti. Kur bëra pyetje, kisha parasysh a ka Instituti i Tufes, ide e mendime për ta vazhduar studimin në lidhje me luftën vëlla vrasëse që ka ndodhur mes shqiptarëve. Pse e përmendni Ballin, pse i përmendni zogistë, nga ‘44 e në vazhdim e thotë ligji, me këtë ligj ka rënë dakord PD dhe PS të trajtohen bijtë e komunistëve.” vijoi Alimadhi.
Shtuar më 23/05/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori