"Bir greku e turku", shqiptarët bëjnë për dy lek Artan Lamen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame është "kryqëzuar" nga miqtë e tij në Facebook pas një statusi plot irritim për një flamur grek në Kalanë e Janinës.

Lame plot irritim përçmon shqiptarët duke i quajtur ato të pazotë për trojet e tyre, ndërkohë miqtë e tij në Facebook nuk mendojnë të njëjtën gjë.

"Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te pakten e mbajti qytetin per plot 500 vjet, i dha fytyren osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e leshoi me lufte.

Natyrisht qe patriotet e fb-se do sulen te thone se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirepo me thene te drejten, ne shqipot pak ose aspak beme per ta mbajtur ate qytet kendej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinoret e shteteve"- shkruan Lame në Facebook.


Ky status i mbushur me terma ofenduese ka shkaktuar reagime të ashpra, ku komentuesit e quajnë atë "mbetje të turkut e grekut" e disa i përmendin dhe familjen.

Komentuesi O Lame çfarë jeni ju, mbetje turke apo mbetje greke ta dijmë edhe ne shqiptarët me kë kemi të bëjmë", ose ka nga ata që e ironizojnë duke i kujtuar se puna e tij është të merret me ALUIZNI-in.

Komentuesi:Artan bushtres si shume bushtrave te tjera u kjan zemra per flamur te babes perdhunues e ne mos flamuri i babes tyne le te ngrihet kushdo flamur tjeter perveq ai i Kastriotit i Shqiptareve trashegimtareve te Pirros se Epirit.

Komentuesi: Artan Lame mos shko aq larg po fol per token tende nen kembe, sic ke folur per ate murin kur u zgjerua rruga e Elbasanit ne Tirane dil e fol edhe per Teatrin Kombetar leri populizmat nese te ka mbetur pak profesionalizem!

Komentuesi: Artan Lame, i bitise punet ne Shqiperi me historine dhe trashegimine kulturore dhe po merresh me Janinen. Po si nuk nxorre ze more burre i dheut as per Velieren, as per Butrintin, as per Teatrin Kombetar , as per kishat e rrethit te Gjirokastres, as per shkaterrimin e shtepive gjirokastrite si Monument Kulture te kategorise se dyte me kalimin e bypassit etj etj. Defteri eshte i gjate me gjithe keto shkaterrime por zeri yt eshte i mbytur. Kujt i sherbeni ju z. Lame?

Postimi i plotë i Artan Lames

Përsihatje flamujsh.

Bajraku i Junanit mbi karakoll te Janin’ kalase. Ose e thene ne shqipe me te llagarte: Flamuri grek mbi kullat e kalase se Janines.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgje se lidh Janinen me Greqine.

Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te pakten e mbajti qytetin per plot 500 vjet, i dha fytyren osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e leshoi me lufte.

Natyrisht qe patriotet e fb-se do sulen te thone se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirepo me thene te drejten, ne shqipot pak ose aspak beme per ta mbajtur ate qytet kendej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinoret e shteteve.

Aliu i Hankos, qe tani u sherben grekerve per te ndjelle turistet, ndoshta kthehet permbys ne varr kur sheh flamujt me kryq te kalter qe valojne perreth kullave te sarajeve te veta, por ate meriton.

Historia ndeshkon jo te padrejtet, por te pazotet. Dhe Aliut, asllanit te Janines, diten e larjes se hesapeve, ja hodhen te gjithe.

Ja hodhen turqit, qe ai i kish shfrytezuar gjithmone, ja hodhen greket qe ai i kish nencmuar po aq, madje ja hodhen dhe shqiptaret qe, sic e kane adetin, te lene ne balte kur kercet dyfeku…

Fundi i historise, mbi kala te Janines valon e do valoje bajraku i grekut, Aliu do sherbeje si dordolec trendy per te bere foto erotike me Vasiliqine, turqit pasi humben sulltanet e vertete sajojne sulltane me kravate, ndersa ne… arnautet zulmemedhej, neve s’na ve njeri ne refene. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori