Biokimistja shqiptare: Proteina ACE 2 rrit shanset e infektimit me Covid-19!
Në një lidhje Skype për emisionin “360gradë” pedagogia e biokimisë Detina Zalli teksa foli mbi studimin më të fundit mbi infektimin me Covid-19 u shpreh se gjenetika luan një rol të rëndësishëm në infektimin me Covid-19, pasi.

Sipas saj, janë disa persona që prodhojnë më shumë proteinë ACE 2 dhe sa më shumë të prodhojë dikush nga kjo proteinë aq më shumë rriten shanset për tu infektuar.

Ajo tha se një faktor që luan rol është gjenetika. Disa persona mund të kenë gene që prodhojnë një proteinë që quhet ACE 2.

Sa më shumë të kesh nga kjo proteinë aq më shumë ke shanse që të infektohesh nga ky virus, pasi futet shumë lehtë brenda kur numri i kësaj proteinë është i lartë.
Shtuar më 30/03/2020, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori