Biografia e Agim Çekut
Albeu.com
Gjeneral Agim Çeku është i lindur më 29 tetor 1960 në Qyshk të Pejës. Pasi mbaron shkollën fillore në vendlindje, ai regjistrohet në shkollën e mesme ushtarake në Beograd, ku diplomon në vitin 1975.Ndërkaq në vitin 1984 mbaron me sukses të shkëlqyeshëm Akademinë Ushtarake, përkatësisht Akademinë e Artilerisë në Zarë të Kroacisë. Gjatë viteve 1984 1991, Çeku ka shërbyer në ish Armatën Jugosllave në Shkollën e Artilerisë në Zarë, si komandant togu në Shkollën për Oficerë Rezervë dhe në Akademinë Ushtarake.
Pas shpërthimit të luftës në ish republikat e Jugosllavisë, në Slloveni e Kroaci, më 1991, më 27 tetor, Agim Çeku largohet nga Armata Jugosllave dhe i bashkohet Ushtrisë Kroate.
Në shkurt të vitit 1993, Agim Çeku transferohet në Brigadën e 9 të Gardiste në Gospiq, ku është emëruar shef i artilerisë në Brigadën e 9 të Gardiste, pastaj shef i Shtabit dhe zëvendëskomandant i Brigadës së 9 të Gardiste.
Në shtator të vitit 1993, ai plagoset gjatë operacionit të njohur si Megjaçki Xhep, ndërsa më 1994, merr gradën e kolonelit në ushtrinë kroate. Një vit më vonë Çeku dekorohet me gradën e brigadierit, ndërsa në vitin 1996 emërohet shef i Shtabit të Korpusit të 5 të të Armatës Kroate.
Çeku gjithashtu ka marrë pjesë në të gjitha aksionet dhe luftimet në Zonën e Zarës dhe të Likës si dhe në shumë operacione të rëndësishme për çlirimin e Kroacisë.
Për kontributin e dhënë për çlirimin e Kroacisë, si epror i ushtrisë kroate, Çeku është dekoruar me gradën gjeneralbrigade.
Në Kosovë gjeneral Çeku kthehet nga ushtria kroate më 27 shkurt të vitit 1999. Një javë pasi në Kosovë kishin filluar bombardimet kundër forcave serbe, më 2 prill 1999, si gjeneral brigade Agim Çeku emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, post ky nga i cili e drejton UÇK në gjatë fushatës së bombardimeve të NATO së.
Me përfundimin e luftës në Kosovë, Çeku fillon një beteje tjetër, atë të transformimit të UÇK së në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës (TMK). Ai zyrtarisht është emëruar komandant i TMK së më 21 shtator 1999, duke qëndruar në krye të tyre deri më sot.
Agim Çeku është i martuar dhe ka tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë.
Shtuar më 11/03/2006, ora 09:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori