Binjakët e 'Al Pazar' flasin për largimin nga spektakli
Dy binjakët e spektaklit humoristik "Al Pazar", Donald dhe Romeo Veshaj kanë qenë ditën e djeshme të ftuar në emisionin "Thumb" ku kanë zbuluar më shumë për veten, marrëdhënien e tyre dhe punën në 'Al Pazar' si dhe projektet e reja që do të sjellin.

Dy vëllezërit kanë rrëfyer për herë të parë që ata kanë marrë shumë propozime që të largohen nga spektakli ku u bënë të njohur, mirëpo siç rrëfyen ata asnjërën nga tyre nuk kanë pranuar.

”Oferta kemi pasur por vendosëm që të rrimë në shtëpinë tonë sepse aty ndihemi rehat. Unë aty jam në shtëpinë time. Jemi mësuar të shkojmë me qejf. Plus kemi një projekt të ri që është pak shpejt ta tregojmë.”, ka rrëfyer Romeo.

“Do dilni dhe ju si kolegët tuaj më vete?”, i kanë pyetur moderatoret.

“Po pak a shumë. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë spektakël humori, do jetë diçka ndryshe. Ne e kemi menduar gjithmonë veten përkrah njëri-tjetrit. Kemi njëri-tjetrin që jemi këtu ku jemi sot. Jemi shumë unikë tek kjo pjesa. Nuk e themi me mburrje por nuk ndahemi.”, kanë rrëfyer ata.

Shtuar më 10/03/2019, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori