Bindje Demokratike tregon arsyen pse u tërhoq kandidati i Bashkisë Skrapar
Fabian Topollaj, përfaqsues i partisë "Bindja Demokratike" ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Ai ka treguar se pse është tërhequr kndidarti i kësaj partie për Bashkinë e Skraparit, duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të monitorojnë zgjedhjet, kjo si e vetmja mënyrë për të vazhduar procesi i ndershëm dhe i drejtë elektoral.

Ndërkohë që dhe një herë në fund ka ritheksuar se vota në vend nuk është aspak e sigurt, dhe kandidatet e opozitës për bashkitë e vendit kërcënohen nga mazhoranca.

"Tërheqja e kandidatit në Skrapar është një akt i mazhorancës e cila është e vendosur që të kandidojë dhe të veprojë e vetme.

Ne si Bindje Demokratike u kërkojmë organeve kopetente të veprojnë dhe të nxjerrin një raport të plotë, njëkohësisht u bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të monitorojnë procesin e zgjedhjeve.

Këtu nuk ka asgjë të sigurt, as vota dhe as kandidatët për sa kohë që këta të fundit kërcënohen"- u shpreh Fabian Topollaj. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2019, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori