Partia e Patozit "gjuan kandidatë nga zyra", ish deputeti publikon mesazhet( FOTO LAJM)

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh që sipas tij Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit, i ka dërguar një qyteti për ta kandiduar atë si këshilltar bashkiak të kësaj force politike.

Për Boçin, Bindja Demokratike është “delfini” i Ramës dhe kërkon të gjej kandidatë, duke “gjuajtur” me SMS nga zyra.

“Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale.

Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin.

Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje.
Kush e ha e ha. Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë”, shkruan Boçi.

Shtuar më 18/05/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori