Bilt takon Bushatin, vlerëson zgjedhjet
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bilt, i ka shprehur vlerësimin Ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit për zgjedhjet, ndryshimin dhe progresin. Ministri Bushati është takuar me homologun e tij suedez gjatë pjesëmarrjes në Forumin Kroat me temë: Siguria e Energjisë Evropiane që po zhvillohet në Dubrovnik.


“U ulëm për të biseduar me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati dhe e përgëzova për zgjedhjet, ndryshimin e qeverisë dhe progresin” shprehet në rrjetin social twitter z. Bildt. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori