Biletat shkuan dëm, lajm i keq për ata që iu anuluan fluturimet drejt Italisë
Pëlqej
Ditën e djeshme u anuluan disa fluturime për të cilat shqiptarët e italianët kishin prerë biletat, për shkak të një greve kombëtare të punonjëse italianë.

Por pavarësisht anulimeve, Autoriteti i Aviacionit Civil bën me dije se pasagjerët e këtyre destinacioneve nuk mund të përfitojnë subvencion, pasi anulimi ka ardhur si pasojë e grevës së aeroporteve, çka shkarkon përgjegjësitë e kompanive.

Sipas AAC, këto kompani duhet të riplanifikojnë udhëtimet brenda 24 orëve dhe për këtë arsye i bën apel të gjithë pasagjerëve që të kontrollojnë adresat zyrtare të kompanive ajrore dhe aeroporteve, për informacione të hollësishme se kur do të rifillojnë fluturimet drejt Italisë dhe për çdo rast të kontaktojnë me kompanitë përkatëse, në mënyrë që mos të gjejnë veten të bllokuar në Aeroporte, shkruan SCAN.

Greva e aeroporteve italiane nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 18:00, ndërkohë që operimet normale të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza drejt Italisë, u njoftua të rifillonin në orën 17.00. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori