Po arratisej pas një vjedhjeje, makina përplas për vdekje hajdutin shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar me iniciale A.K., 36 vjeç, është përplasur për vdekje në autostradën A30, në zonën midis Sarno dhe Palma Campania, pranë komunës së San Valentino Torio, në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është përplasur teksa po largohej nga një vend ku kishte kyer vjedhje së bashku me bashkëpunëtorin e tij, ky i fundit ende i paidentifikuar. Të dy ishin të maskuar me kapuça.

Aksidenti ka qenë shumë i rëndë, saqë trupi i tij është hedhur disa metra tutje, ndërsa një nga gjymtyrët e vikimësa ka përfundur brenda makinës që e përplasi.

Autori i aksidentit, një 66-vjeçar italian, ishte duke u kthyer në shtëpi, kur ka ndodhur ngjarja.  I tronditur dhe i plagosur, ai u transferua në spitalin në Nocera Inferiore pasi pësoi një traumë të shumëfishtë me hemorragji cerebrale.

Ndërkohë, trupi i shqiptarit u transferua në spitalin e Sarnos, Villa Malta, ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Për të hetuar ngjarjen, pas delegacionit të prokurorit ndodhet policia rrugore e Kazertës./albeu.com


Shtuar 26.02.2023 10:03