Bildt hedh poshtë pohimet ruse rreth Kosovës
Albeu.com
Këtë e mohoi vetë Bildt, i cili hodhi poshtë pohimet ruse se njohja që Moska u ka bërë dy rajoneve separatiste në Gjeorgji nuk ka dallim nga njohja që perëndimi i ka bërë Kosovës.Asgjë nuk qëndron pas deklaratave të shefit të diplomacisë suedeze, Carl Bildt se Rusia mund të njohë Kosovën e pavarur. Këtë e mohoi vetë Bildt, i cili hodhi poshtë pohimet ruse se njohja që Moska u ka bërë dy rajoneve separatiste në Gjeorgji nuk ka dallim nga njohja që perëndimi i ka bërë Kosovës. Vendimi për Kosovën e pavarur është marrë "pas nëntë vitesh të procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara", tha zoti Bildt në një konferencë për gazetarë në Stokholm.

Për këtë proces ai tha se "nuk ka vend tjetër në botë ku ka pasur një lloj të këtillë të mekanizmit brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara".
Shtuar më 30/08/2008, ora 22:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori