UEFA shtyu Europianin, ligat do ti paguajnë demshpërblimin

Organizata e futbollit evropian, UEFA ka vendosur që të shtyjë Kampionatin Evropian, i cili planifikohej të luhej këtë verë, për vitin e ardhshëm.

Kësisoj, UEFA i lë hapsirë kampionateve të pezulluara të vazhdojnë në normalitet ndeshjet e mbetura.

Sipas një raporti nga The Athletic, megjithatë, lëvizja e Evropianit kishte një çmim.

Raporti thotë se UEFA ka kërkuar 300 milionë euro nga garat kombëtare për ta shtyrë turneun në një datë të mëvonshme. Kjo është shuma që do t’i kushtojë organit drejtues evropian të futbollit për të transferuar turneun nga kjo verë në verën e ardhshme.

Sidoqoftë, anëtarët e ligave kishin një qëllim. Ata donin të përfundonin kampionatet kombëtare për të shmangur pagimin e kompensimit në stacionet televizive dhe sponsorët.

Për shembull, Bundesliga mund të humbiste 770 milionë euro nëse sezoni do të anulohej.


Shtuar 17.03.2020 13:22