Bild: Zgjidhje konsensuale për statusin e Kosovës
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, ka deklaruar se Serbia duhet të përpiqet që të arrijë një zgjidhje konsensuale për cështjen e Kosovës."Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje për Kosovën, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Asnjëherë nuk do të mund t'i zgjidhni problemet në Ballkan në mënyrë të njëanshme dhe Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim", ka thënë Bild, pas takimit me ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis.
Shtuar më 25/10/2007, ora 17:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori