SPAK prangosi Lefter Kokën për korrupsion, Basha kërcënon me arrestim Sali Berishën?

Partia Demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp pas arrestimit të bërë ditën e djeshme nga SPAK ku u vu në pranga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe dy zyrtarë të tjerë.

Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh i lumtur për këtë arrestim duke shtuar se PD denoncoi prej muajsh këtë aferë korruptive të inceneratorëve për të cilin u vu në pranga edhe Lefter Koka.

Basha ndër të tjera shtoi se për të dhe për PD primarja është lufta ndaj korrupsionit duke shtuar se edhe në ish-qeverisjen e PD ka pasur korrupsion duke e konsideruar plagë dhe duke premtuar se do e luftojë edhe atë.

Kjo deklaratë është një sulm i drejtëpërdrejtë për ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin është dhënë një vendim nga SHBA duke e shpallur atë “non-grata” me akuzën e rëndë korrupsion.

“ Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe jemi gati të luftojmë edhe atë për të ecur para me Shqipërinë…”- tha ndër të tjera Basha duke thumbuar kështu Berishën.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Për PD dhe mua është kryesore lufta ndaj korrupsionit. KurSHBA shpall luftën kundër korrupsionit prioritet kombëtar, po ne këtu?!

Ku një grusht njerëzish kanë gllabëruar çdo gjë, para të shtetit, para të taksave, toka publike  e private janë tjetërsuar.

A mund të ketë gjë më të rëndësishme për ne se lufta ndaj korrupsionit?

Shpresoj që ky operacion të mos mbetet vetëm “koka turku”.

Lefter koka nuk është thjeshtë një “kokë turku”, pasi ai është një ish-ministër i qeverisë Rama por sic e thashe ai nuk mund të bënte 17 vendime brenda ditës.

Edhe ish qeverja e PD ka pasur korrupsion dhe jemi gati të luftojmë edhe atë për të ecur para me Shqipërinë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.12.2021 13:29