"Bild" plasi "bombën" e dytë/ Qindra qytetarë drejt selisë blu, çfarë po ndodh në PD?
Pas bombës së dyte që hodhi gazetari gjerman Peter Tiede, me publikimin e 16 audio-përgjimeve të tjera të cilat tregojnë aferat korruptive në shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017 në Dibër, referuar situatës së rëndë politike kryesia e FRPD-së ka thirrur një mbledhje urgjente në selin blu.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet në lidhje me protestën e 21 qershorit dhe audio-përgjimet e Bild, ndërkohë mësohet se qindra simpatizantë dhe militant të Partisë Demokratike janë grumbulluar përballë selisë.

Po ashtu në mbledhje pritet të diskutohet edhe për thirrjen antiligjore, sipas PD-së, që Prokuroria po i bënë kryedemokratit Basha.
Shtuar më 17/06/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori