Bilbila, çizme dhe miell! Të gjitha skandalet në parlamentin e Shqipërisë
Pëlqej
Sharjet, fyerjet dhe ofendimet e përdorura rëndom nuk janë të vetmet që kanë ndoshur në parlametin tonë.

Por edhe humbje durimi nga deputetët duke sulmuar me çizme, miell, tymse dhe fishkëllima.

Epo jemi shqiptar edhe indentifikohemi nga të tjerët. Albeu. com i'u përmbledh disa nga skandalet e deputetëve tani. E nisim me lajmin që u bë viral dhe legjendë, çizmja.

Në një moment tensioni, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që me sa duket ka humbur durimin qëllon me çizmet që ka veshur kryeministrin Edi Rama.Kaq mjaftoi që ky veprim të kthehej në meme.

Por jo më larg se para pak ditësh deputeti Flamur Noka iu afrua kryeministrit dhe hodhi një qese me miell. Rama u mundua të ruante qetësinë madje piu dhe pak ujë teksa shihte përballë gjithë skenën.Por tensioni s'u ndal. Deputetët e opozitës vijuan sërish të godisnin me vezë dhe më pas me ujë.

Por nuk kanë ngelur mangut edhe grushtat mes deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka shtyrë Beqajn, pasi sipas tij, në fillim duhet të fliste Sali Berisha, dhe pastaj Beqaj. Deputeti Taulant Balla tha se Paloka e ka goditur me grusht Beqajn.

Po ashtu nuk kanë munguar as bilbilat, ku deputetët e kanë përdorur si fishkëllimë. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori