Bilbil Mema rikthehet në radhët e policisë
Pas 5 vitesh ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema është rikthyer ditën e djeshme në radhët e policisë në postin e Drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike.

"Që prej 7 prillit të vitit 2008, më kishin nxjerrë si oficer në pension të parakohshëm. E prisja rikthimin në çfarëdolloj posti që do më jepnin. Propozimin për emrin tim e ka bërë kreu i Policisë së Shtetit. Duhej të isha rikthyer më parë, por nuk e di se pse nuk e bënë këtë gjë", - pohon Mema për "Gazetën Shqiptare", pak minuta pas marrjes së postit të ri.

Mema ka mbajtur detyrën si drejtor i Policisë së Shtetit në vitet 2000-2004 dhe është rikthyer në detyrën e re me gradën më të lartë operacionale, Drejtues i Parë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori