“Bravo!” Përqafime dhe urime mes Luizit dhe Oltës pas finales së BB Vip (VIDEO)

Luiz Ejlli u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Menjëherë pas fitores ai shkoi në studio, ku u takua me Arbana Osmanin, opinionistët e ish-banorët, mes tyre edhe Olta Gixharin.

Top Albania Radio ka publikuar pamjet nga momenti kur Luizi takoi Oltën, e cila e ka përqafuar dhe e ka uruar për fitoren.

“Bravo”, i tha Olta Luizit teksa fituesi e ka ftuar më pas t’i bashkohet atij për foto.


Shtuar 7.05.2023 11:04