Bilanci i plotë, 1183 shtëpi të shembura, 5497 të dëmtuara, 558 janë pallate
Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka bërë publike edhe bilancin e përditësuar për sa u përket dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.


Sipas Ministrisë së Brendshme, qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Lezha dhe Tirana, por dëme të shumta janë konstatuar edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.


Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është, 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 558 pallate të dëmtuara rëndë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.


Konkretisht dëmet në banesa:

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar: 3224

Hotele:1961

Çadra: 964

Qendra sociale: 867

Familje: 2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Durrës – 9 objekte

Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

Aktualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës

Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”

Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal

Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

Në kompleksin “Miramare”.
Shtuar më 03/12/2019, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori