Bilanci i emergjencës, Vasili: U evituan humbjet njerëzore
Duke bërë bilancin e rasteve të emergjencave të cilat u kaluan gjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili theksoi se situata u përballua me sukses duke evituar humbjet njerëzore.

Sipas tij rreth 221 persona raste të vështira shëndetësore apo gra shtatëzëna kanë kaluar problemin e tyre dhe janë në gjendje të mirë vetëm falë transportit të shpejtë në rrugë tokësore dhe ajrore.

Gjatë kësaj kohe sipas Vasilit qendrat shëndetësore kanë qenë të furnizuara me medikamente për t’i paraprirë, çdo situatë të mundshme paketa rezervë me 61 lloje ilaçesh janë dërguar në 97 komuna të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori