Rrëzohet helikopteri me turistë në malin e Everestit, 5 të vdekur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter me turistë të huaj u rrëzua pranë malit Everest në Nepal.

Helikopteri u rrëzua në zonën Lamajura dhe ekipi i shpëtimit ka gjetur trupat e pesë personave dhe po kërkojnë për të gjashtin, tha Basanta Bhattarai, kryeadministratorja e zonës.

Avioni po kthehej në kryeqytetin Katmandu të martën në mëngjes pasi mori pesë turistët në një udhëtim turistik në majën më të lartë në botë.

Turistët thuhet se janë meksikanë, ndërsa piloti nepalez.

Zyrtari i aeroportit Sagar Kadel tha se kushtet e motit kishin shkaktuar ndryshime në rrugën e planifikuar të fluturimit të helikopterit.

Është e zakonshme që fluturimet të vonohen dhe rrugët të ndryshojnë gjatë sezonit të musonit në mes të shirave të dendur.

Sezoni turistik dhe alpinizmi përfundoi në maj me fillimin e sezonit të shirave dhe fluturimet turistike drejt maleve janë më pak të zakonshme këtë periudhë të vitit pasi dukshmëria është e dobët dhe kushtet e motit bëhen të paparashikueshme.


Shtuar 11.07.2023 11:11