Bilance lufte nga Franca: 833 viktima në 24 orët e fundit
Ditën e sotme Franca ka regjistruar shifra tronditëse nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 833 viktima duke e çuar në 8,911 totalin e përgjithshëm.

Ndërkohë numri total i të infektuarve ka arritur në 98,010, me 5,171 raste të reja gjatë orëve të fundit.

Në shifrat e orëve të fundit, Franca ka numër më të lartë vdekjesh se Italia dhe Spanja, dy shtetet me numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në Europë.
Shtuar më 06/04/2020, ora 20:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori