Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Bijtë adoleshentë të pasanikëve të Tiranës që shesin p*rdhë dhe një shembull nga SHBA (FOTO LAJM)

Nga Blendi Salaj

Para nja dy javësh në tavolinën ngjitur në një kafene qëndronin një grup adoleshentësh të pasur.

Asnjëri nuk dukej më shumë se 18 vjeç tek po diskutonin me zë të lartë dhe me një gjuhë të rëndë (një vajzë psh, u thoshte shokëve, “Mos na çaj k#@%!”) për makinat e tyre personale.

Tregonin se ngisnin modele të shtenjta, Mercedeza të 2019 e të tjera nga këto.

Dallohej nga mosha që asnjëri nuk kishte nisur ende shkollën e lartë.

Makinat, me sa kuptova ishin dhurata të prindërve të kamur.

Mu kujtua një shok pune në SHBA i cili e kishte babain milioner.

Në atë kohë ishte nja 22 a 23 vjeçar, dhe na tregonte si babai i kishte depozituar në bankë 5 milionë dollarë, por me kushtin që mund t’i merrte paratë vetëm ditën kur do mbushte 30 vjeç.

Kjo ishte një praktikë që e ndiqnin edhe prindër të tjerë me shumë para.

Këtij pra i duheshin edhe 8 vjet të merrte milionat, e ndërkohë babai (i cili ia kishte paguar shkollën) nuk i jepte asnjë qindarkë.

Këtij biri të një milioneri i duhej ndërkohë të punonte dhe jetonte njësoj si dikush me të ardhura modeste.

Deri 30 vjeç çante vetë, jetonte me qira, ngiste një Mazda 6, punonte 8 orarshin si gjithkush.

Ishte mënyra e babait që ta përgatiste për jetën, para se të bëhej realisht i pasur.

Ai e dinte se babai e donte, e dinte dhe se paratë ishin aty, por ndërkohë mësonte rëndësinë e studimit, punën, respektin, kursimin.

Më dukej një mënyrë shumë e mençur për të mos e prishur fëmijën me të mira.

Pasi llomotitën me gjysmë ulërima, çunat dhe gocat e babit pasanik, u çuan dhe nganë BMW-të dhe Porschat duke ngritur potere në qiell e duke lënë pas re pluhuri.

Më sipër në galeri, disa foto nga faqja e Instagramit Rich kids Albania-Fëmijët e pasur të Shqipërisë
Shtuar më 21/08/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori